Gazetari Kosovar, Valon Syla, ka reaguar pas raportimeve të shumta që kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk do të certifikohet nga KQZ’ja si bartës i listës së partisë së tij për zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi ndaj kreut të VV’së ka një vendim të prerë të shqiptuar nga Gjykata për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend.
Syla ka thënë se Glauk Konjufca ka qenë i dijshëm kur s’ka hedhur gaz lotsjellës, meqë gjithmonë sipas Sylës “Konjufca ka ditë diçka”
“O Glauku ska qenë i pa dishëm me gjujt lotësjellës. Ka ditë ai diçka…”, ka shkruar Syla, raporton Express.
Ai thotë se tashmë Konjufca do të jetë bartës i listës së Lëvizjes Vetëvendosje.
“Tash bartës i listës sigurisht”, ka shkruar në fund Syla.