Gazetari Valon Syla i ka reaguar këshilltarit për medie të u.d. të presidentit Vjosa Osmanit, Bekim Kupina për intervistën në BBC.
Kupina ka dalur në mbrojtje të Osmanit për intervistën duke thënë se deklarata e Osmanit që Kosova është vend i korruptuar dhe i përfshirë nga krimi.
Analistë të shumtë kanë kritikuar këtë intervistë ndërkohë që këtyrë u është përgjigjur Kupina duke thënë se të gjitha raportet brenda Kosovës dhe ato ndërkombëtare mbështesin atë që ka thënë Vjosa Osmani në BBC.
“Tronditja” që shkaktoi intervista e u.d. Presidentes Vjosa Osmani në BBC, më shumë se reagim, zgjoi panik. Empirikisht nuk mund të ekzistojnë dy të vërteta. Ka vetëm një. Nëse është kësisoj, një e vërtetë është edhe kur flet para audiencës kombëtare, edhe para asaj ndërkombëtare. Në rastin konkret, zonja Osmani ka përmendur fakte, të parathëna”, ka thënë ndër të tjera Kupina në një status të gjatë në Facebook.
Por këtu i ka reaguar gazetari Valon Syla.
Ai i ka komentuar në postimin në Facebook të Kupinës.
“Kupina. Eshte mire dike me denoncu nese paska shumë korrupcion. Nese Z. OSMANI, pe dika. Le ti qet. I qesim edhe na si media. Lleni llafet. Horë na ka bo”, ka thënë Syla.