Federata Spanjolle e Futbollit e ka dënuar me vetëm një ndeshje mos-lojë mesfushorin uruguaian të Real Madridit, Federico Valverde.
Valverde bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Alvaro Morata në finalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madridit.
Kjo ndërhyrje e mesfushorit uruguaian u ndëshkua me të kuq, por krijoi shumë polemika shkaku i mungesës së ‘fair-play’.
Uruguaiani bëri një faull profesional për të parandaluar shënimin e Morata atë që ka të ngjarë të kishte qenë një vendim vendimtar, pasi Los Blancos fituan në penallti.
Tani Komiteti i Konkurrencës në Federatën Spanjolle ka marr vendim duke e dënuar lojtarin me vetëm një ndeshje mos lojë.
Kështu, Valverde do ta humb takimin e radhës së Real Madridit kundër Sevilla.