Valverde në rrezik, Gallardo shihet si pasues i tij te Barcelona

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Ernesto Valverde mund të shkarkohet këtë sezon nga pozita e tij te Barcelona.

Barcelona nuk e ka nisur si është më së miri sezonin në La Liga, pasi ka humbur disa ndeshje.

As paraqitjet në Ligën e Kampionëve nuk kanë qenë bindëse dhe faji po i hidhet trajnerit Valverde.

Sipas mediave argjentinase, trajneri i River Plate, Marcelo Gallardo shihet si ideali për të zëvendësuar trajnerin spanjoll.

Argjentinasi duket se është i pari në radhë, nëse vazhdojnë ndeshjet jo të mira të katalunasve këtë sezon.

Gallardo ka kontratë deri në vitin 2021 dhe afrimi i tij nuk do të vinte pa paguar ndonjë dëmshpërblim. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme