Ernesto Valverde e sheh ndeshjen me Levanten si të vështirë, ndërsa është ndalur të flas edhe për Antoine Griezmannin që ishte në bankë në ndeshjen e fundit.
Valverde mendon se intensiteti i lartë i Lavantes që prodhon, mund t’i shkaktojë skuadrës së tij disa probleme.
“[Levante] janë një ekip që përpiqen të luajnë përpara lart dhe që kanë shumë zgjidhje”.
Ernesto Valverde . (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)
“Ata zakonisht janë një ekip që sulmojnë me shumë lojtarë dhe mund të në bëjnë dëme me lojtarë si [Jose Luis] Morales dhe Hernani. Është një nga ato ndeshje në të cilat çdo gjë mund të ndodhë”.
Antoine Griezmann ndaj Real Valladolid ishte në bankë, ndërsa vendin e tij e kishte zënë Ansu Fati.
“Ai është një lojtar që ka luajtur rregullisht. Atë ditë bëra disa ndryshime”.
Antoine Griezmann . (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)
“Nuk më pëlqen të flas për statusit e padiskutueshëm. Ai do të luajë nëse i përmbush pritjet që janë për të”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/