Barcelona e ka fituar titullin e parë në La Liga nën komandën e Ernesto Valverdes me një fitore 4-2 ndaj Deportivo La Corunas në “Estadio Riazor” të dielën mbrëma.
Pas kësaj ndeshje, Valverde foli me gëzim të madh për fitimin e, siç beson ai, ligës më sfiduese në të cilën merr pjesë skuadra e tij, transmeton Gazeta Express.
“Për mua [La Liga] është më e vështira sepse në Kupën e Mbretit dhe garat tjera me eliminim direkt, një ndeshje e keqe të nxjerrë jashtë”, ka insistuar Valverde.
“Këtu [në ligë] duhet të kesh vazhdimësi”, shtoi ai.