Valverde mund të largohet nga Barcelona

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 09:20 | Nga

Ernesto Valverde mund të ndahet nga gjiganti katalan, pas përfundimit të këtij sezoni.

Ernesto Valverde është duke konsideruar mundësinë e largimit nga posti i trajnerit të Barcelonës.

E përditshmja sportive madrilene “AS” shkruan se Valverde mund të ndahet nga gjiganti katalan, pas përfundimit të këtij sezoni.

54-vjeçari spekulohet se ka mospajtime me drejtuesit e klubit pas eliminimit të Barcelonës në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona u mposht nga Roma me rezultat 3:0 në Stadio Olimpico pasi kishte fituar 4:1 në ndeshjen e parë në Camp Nou.

Por, skuadra fitoi Copa del Rey dhe është pranë triumfit në La Ligë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme