Duhet të riktheheshim vite pas për të parë një situatë të ngjashme me aktualen te skuadra e Barcelonës. Katalanasit nuk njohin fitore prej tre ndeshjeve radhazi, konkretisht 2 barazime dhe nje humbje.
Një situatë që ka vendosur nën alarm drejtuesit e klubit katalanas. Trajneri Ernesto Valverde është në fije te perit. Për të qëndruar ende në pankinën e spanjollëve, Valverde duhet të korrë suksese në ndeshjet e ardhshme që mund të quhen një “ferr” i vërtetë për katalanasit.
Barcelona luan këtë të mërkurë në transfertë ndaj Totenhamit në champions league, për tu rikthyer në kampionat përballë Valencias. Më pas pret Seviljan në kampionat dhe Interin në ligën e kampionëve e në fund do të jetë “EL CLASICO” përballë Real Madrid.
Ndeshje të cilat nuk do të jenë vetëm përcaktuese për fatet sezonale të Barcelonës, por edhe për trajnerin Valverde.