Ernesto Valverde mund të shkarkohet këtë sezon nga pozita e tij te Barcelona.
Barcelona nuk e ka nisur si është më së miri sezonin në La Liga, pasi ka humbur disa ndeshje.
As paraqitjet në Ligën e Kampionëve nuk kanë qenë bindëse dhe faji po i hidhet trajnerit Valverde.
Sipas mediave argjentinase, trajneri i River Plate, Marcelo Gallardo shihet si ideali për të zëvendësuar trajnerin spanjoll.
Argjentinasi duket se është i pari në radhë, nëse vazhdojnë ndeshjet jo të mira të katalunasve këtë sezon.
Gallardo ka kontratë deri në vitin 2021 dhe afrimi i tij nuk do të vinte pa paguar ndonjë dëmshpërblim. /Telegrafi/