“Do të isha trajneri i parë që do të mbyllte një merkato ende pa filluar” ka thënë Valverde në konferencën për shtyp para ndeshjes së fundjavës, transmeton lajmi.net.
“Ne do të jemi të vëmendshëm dhe skuadrat do të kërkojnë lojtarët tonë. Kështu funksionon merkatoja” ka thënë tutje ai.
“Shpresoj që në janar nuk do të humbim asnjë lojtar. Jemi duke punuar me skuadrën që kemi” ka thënë ndër të tjerash Valverde.
Në anën tjetër, Murrillo do të shërbejë si zëvendësim për Thomas Vermaelen dhe Samuel Umtiti të cilët janë të lënduar.