Megjithëse Lionel Messi u shpërfill për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit të FIFA-s këtë vit, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, beson se argjentinasi e ka tashmë e ka fituar atë çmim përgjithmonë.
Messi nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga FIFA të hënën në Londër, në një natë gjatë të cilës Luka Modric u kurorëzua me çmimin lojtari më i mirë i vitit duke i mposhtur në garë, Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salahun, transmeton Gazeta Express.
Por, Valverde mendon ndryshe.
“Të gjithë e kanë mendimin e vet [ për më të mirin], edhe unë e kam timin”, tha ai.
Trajneri i gjigantit katalonas ka qenë i prerë se për skuadrën e tij, kapiteni Messi është më i miri.
“Nuk mendoj se është koha t’i krahasojmë lojtarët, por për ne, Messi është më i miri”, shtoi ai.
“Nuk kam çfarë të them më tepër për këtë çështje. Modric është lojtar i madh dhe ka pasur vit madhështor”, theksoi Valverde.