Van Dijk e do De Bruynin te Liverpooli

Prishtinë | 04 Nën 2022 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë, Virgil Van Dijk, ka thënë që do të donte ta kishte Kevin De Bruynen te Liverpooli.

“Dikush me të cilin nuk kam luajtur kurrë më parë por që do të doja ta kisha te Liverpooli është Kevin De Bruyne,” ka thënë Va Dijk.

“Ai është i pabesueshëm, dhe nëse do të luante te Liverpooli ne do të arrinim shumë më shumë se sa që kemi arritur,” ka thënë holandezi.

“Ai është i dalluar, i mirë me topin, bën presion të lartë, shënon shumë gola, dhe e ka secilin atribut të një mesfushori bashkëkohor dhe të futbollit në përgjithësi”.

Të ngjashme