Varane ka arritur marrëveshje me Unitedin, brenda javës pritet zyrtarizimi i tij

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Raphael Varane sipas të gjitha gjasave do të jetë lojtari më i ri i Manchester United.

Qendërmbrojtësi francez prej vitesh kërkohet nga Djajtë e Kuq, por vetëm tani ka një marrëveshje mes palëve.

E përditshmja spanjolle, Marca ka raportuar se tanimë lojtari ka arritur marrëveshje personale me gjigantin anglez.

Varane është pajtuar të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me Djajtë e Kuq, nga e cila do të fitojë 12 milionë euro në sezon.

Francezi ka hedhur poshtë ofertën e Real Madridit për zgjatjen e kontratës, ofertë e cila ishte gjithashtu katër vjeçare, por që Los Blancos i kishin ofruar tetë milionë euro në sezon.

Tani dy klubet po diskutojnë për të gjetur një marrëveshje për transferimin e francezit në Old Traford.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme