Varane pajtohet për kontratë pesëvjeçare me Manchester Unitedin, transferimi shumë afër

Prishtinë | 23 Kor 2021 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane thuhet se ka rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare me Manchester Unitedin.

Varane ka qenë i lidhur tash e një kohë me klubin anglez, ndërsa tashmë thuhet se ka ardhur edhe marrëveshja.

Sipas mediumit Goal.com, ylli i Real Madridit do të nënshkruajë një kontratë me Unitedin të vlefshme deri në vitin 2026.

Por, Unitedi nuk ka paraqitur ende një ofertë zyrtare për qendërmbrojtësin te Reali, me kontratën e Varanes që përfundon verën e ardhshme.

Me Varanen që kërkon një largim nga Santiago Bernabeu, klubi mbretëror do të detyrohet të fitojë të holla në këtë verë.

Prandaj Djajtë e Kuq mendojnë se kanë avantazhin në negociata dhe janë të lumtur të marrin kohën e tyre me shpresën që Reali do të ulë kërkesat përpara se të mbyllet afati kalimtar.

Të ngjashme