Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve.
Një rast i tillë është zbuluar edhe dje, në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, në dalje të Mitrovicës, ku në një pikë kontrolli të Policisë, u ndalua një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.
Gjatë kontrollimit të veturës dhe të të dyshuarit 21-vjeçar L.L., zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar nga i riu një sasi të substancës së dyshuar marihuanë.
Për shkak të drogës që iu gjet, ndaj të riut Prokurori i Shtetit ka marrë vendim për inicimin e rastit për posedim të paautorizuar të narkotikëve.