Aksidenti që ndodhi në Bullgari e ku humbën jetën 45 persona ka bërë që zija të mbulojë disa prej shteteve të Ballkanit Perëndimor – Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe shtetin bullgar.
Kjo tragjedi ka prekur njerëzit gjithandej, e duke bërë që dhimbja të kthehet në poezi.
Kështu ka vepruar Murtez Asllani i cili ka thurur disa vargje kushtuar viktimave:
VARGJE MES LOTËVE
-Tragjedisë në Bullgari-
Nga Stambolli
u nisën për Maqedoni,
fatkeqësia ju ndodhi
kur erdhën n’Bullgari.
Autobusi rrokulliset
dhe flaka e kaplon,
shumë udhëtarë
vdekjen e panë.
46 udhëtarë
u bënë shkrumb e hi,
në mesin e tyre
edhe 12 fëmijë.
Shtatë prej tyre
kishin shpëtuar
dhe menjëherë
n’spital i dërguan.
Ishte ditë tragjike
për kombin shqiptar
se dje vdiqën
46 udhëtarë.
Shumë familje
u tmerruan
për familjarët
që ishin shkrumbuar,
U shpreh ngushëllime
familjarëve mbarë,
për viktimat
që nuk janë gjallë.
Na pikëlloi shumë
kjo tragjedi
të gjithë e përjetuam
me lot në sy.
Shumë familje
me dhembje dhe zi,
për familjarët
që vdiqën n’fatkeqësi.