Varhelyi në takim me Hotin: BE-ja e gatshme të punojë në pajtimin e shteteve pasi u bë marrëveshja në SHBA

| 08 Sht 2020 | 19:45 | Nga

Komisionari për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, sot ka pasur diskutime të jashtëzakonshme. Ai i ka thënë Hotit se BE’ja është e gatshme të punojë me Kosovën pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë.

“I kënaqur për progresin që është bërë në takimin e së hënës në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, ka thënë Varhelyi pas takimit.

Tutje, Varhelyi ka thënë se pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, në mes të Kosovës dhe Serbië, BE’ja është e gatshme që të punojë drejt pajtimit të këtyre dy shteteve.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Shtëpinë e Bardhë, BE është e gatshme që të punojnë në rrugën e përbashkët për avancim drejt zhvillimit ekonomik dhe pajtimit”.

Të ngjashme