Varhelyi takim me ministren serbe, Maliqi: Zero masa ndëshkuese nga BE-ja për Serbinë, vetëm fjalë inkurajimi

Prishtinë | 12 Tet 2023 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, dje ka njoftuar për një takim me ministren serbe për Integrime Europiane, Tanja Misceviq, duke thënë se ka inkurajuar Serbinë “të vazhdojë të tregojë përkushtimin e saj” për të përmbushur kushtet drejt BE-së.

Këtë e ka kritikuar analisti politik, Agon Maliqi, i cili tha mosndëshkimi Serbisë për sulmin terrorist të Banjskës dhe inkurajimi i saj, do të çojë në përshkallëzime.

“Kanë kaluar pothuajse tre javë që kur një kryengritje e armatosur nga një strukturë e sponsorizuar nga shteti i Serbisë u pengua në Kosovë nga policia dhe NATO. Zero masa ndëshkuese të marra nga BE-ja, vetëm fjalë inkurajimi. Me këtë nivel parandalimi, përshkallëzimet janë të garantuara”, ka shkruar Maliqi, duke shpërndarë në X postimin e Varhelyi.

Të ngjashme