Gjithnjë e më shumë vende në të gjithë botën po raportojnë rastet e para të infektimeve me mutacionin e ri të Covid-19.
Varianti i ri i Covid-19 i njohur si B.1.1.7, i cili u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe është konfirmuar të paktën në 37 shtete të botës.
Sipas një numërimi të bërë nga CNN shtetet që kanë konfirmuar variantin e ri të Covid-19 janë:
Mbretëria e Bashkuar
Australia
Belgjika
Brazili
Kanadaja
Kili
Kina
Danimarka
Finlanda
Franca
Gjermania
Islanda
India
Irlanda
Izraeli
Italia
Xhamajka
Japonia
Jordania
Libani
Malta
Luksemburgu
Holanda
Zelanda e Re
Norvegjia
Pakistani
Portugalia
Emiratet e Bashkuara Arabe
Singapori
Korea e jugut
Spanja
Suedia
Zvicra
Tajlanda
Turqia
Shtetet e Bashkuara – përfshirë rastet në Florida, Kaliforni dhe Kolorado
Vietnami
Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britaninë e Madhe thuhet se është deri në 70 për qind më ngjitës./abcnews.al