Mijëra njerëz i kanë dhënë lamtumirën e fundit pesë anëtarëve të familjes Bllaca, në fshatin Cernicë të Gjilanit.
Prindërit dhe dy vëllezër u vranë të martën nga anëtarja e familjes policja Valdete Bllaca, e cila në fund kreu vetëvrasje.
Në këtë ceremoni varrimi kanë marrë pjesë familjarë, drejtuese zyrtarë të tjerë të Policisë së Kosovës e qytetarë të shumtë.
Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se kjo tragjedi ka prekur zemrat e shqiptarëve kudo që janë në botë.
“Në emër të kryetarit Haziri, familjes së gjerë Bllaca, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve. Kjo është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por për mbarë popullin shqiptar”, ka thënë Ismajli.
Komuna e Gjilanit nesër e ka shpallur ditë zie.
Gjatë së mërkurës në Gjilan kanë qëndruar ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dhe drejtori i policisë, Rashit Qalaj.
Ministri i MPB-së, Agim Veliu, tha se do të punohet shumë për të zbardhur ky rast.
Polica ka konfirmuar se tashmë e ndjera Valdete Bllaca kishte mbajtur disa seanca trajtimi te psikologu
Për këto arsye i ishte marrë arma zyrtare, ndërsa ishte angazhuar në punë administrative.