Mëngjesin e sotëm 54 vjeçari Behram Ibishi ndërroj jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Ibishi, u qëllua me armë zjarri në Fushë-Kosovë, nga persona ende të panjohur.
I ndjeri punonte si roje në kompaninë private ‘Lesna’. Varrimi i të ndjerit u bë sot. Ai pas vetes la bashkëshorten dhe pesë fëmijë, 4 vajza dhe një djalë.
Rasti tashmë është duke u hetuar nga organet e hetuesisë në vend.