Qindra familjarë, miq, kolegë e ish-bashkëluftëtarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit gazetarit Agron Gashi, i cili vdiq dje.
Në ceremoninë e varrimit, e cila u zhvillua në vendlindjen e gazetarit Gashi, në Sferkë të Klinës, në një fjalë rasti kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, e cilësoi të palodhshëm dhe shembullor Agron Gashin, i cili kishte punuar edhe si zyrtar për informim në këtë Komunë.
Humbje të madhe e ka cilësuar vdekjen e Agron Gashit edhe nënkryetari i OVL UÇK, Xhavit Dauti.
Gashi ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
Edhe kolegët gazetarë nderuan punën profesionale të Agron Gashit.
Agron Gashi vdiq dje.
Prokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Haxhi Sinanaj tha për KALLXO.com se ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në rastin e vdekjes së gazetarit Gashi.