Ish- presidenti i SHBA-së, George Bush, është varrosur afër bibliotekës së tij presidenciale në College Station, Teksas, pranë varreve të gruaj së tij Barbara Bush, e cila vdiq më herët gjatë këtij viti, dhe vajzës së tij e cila kishtë ndërruar jetë në fëmijërinë e hershme.
Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara vdiq më 30 nëntor në Teksas, në moshën 94 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit vaskular.
Presidenti Donald Trump, së bashku me të gjithë ish-presidentët e gjallë – Barack Obama, Bill Clinton dhe Jimmy Carter – ndoqën funeralin e shtetit në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.
Princi i Uellsit, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe mbreti i Jordanit Abdullah II ishin midis figurave të botës të cilët gjithashtu ndoqën funeralin e tij të shtetit.