Është varrosur Ismet Osmanaj në varrezat e qytetit të Gjakovës.
Ai para tri ditësh është vrarë në Belgjikë nga ish-burri i gruas.
Për vrasjen që dyshohet se është kryer nga kosovari janë deklaruar nga Prokuroria e Belgjikës.
“Një burrë 48-vjeçar është arrestuar me urdhër të gjykatësit hetues për vrasjen e një 52-vjeçari. Viktima është bashkëshorti i ri i ish-gruas së të dyshuarit. Nga të gjeturat deri në këtë pikë të hetimeve, i dyshuari, një 48-vjeçar me kombësi kosovare ishte duke e pritur viktimën në daljen e një shkolle fillore në Waterbaan, Deurne. 52-vjeçari ishte aty për t’i marrë thjeshtrit (fëmijët e gruas nga burri tjetër) nga shkolla, por u ther disa herë në rrugë me një thikë”, kanë deklaruar nga Prokuroria.
Sipas prokurorisë, viktima ishte therur 13 herë. I dyshuari është kapur nga Policia, derisa po tentonte që të ikte nga vendi i ngjarjes.
“Dëshmitarët më pas e panë të dyshuarin duke u larguar në drejtim të Herentalsebaan-it. Policia shkoi shpejt dhe arriti që ta arrestonte burrin në të dyzetat në Van Havrelei, pa ndonjë problem. Kalimtarët e rastit ia dhanë ndihmën e parë viktimës. Pas kësaj, kontrollin e mori stafi mjekësor. Për fat të keq, nuk kishte ndihmë të mëtejme për viktimën. Ekspertët e forenzikës që erdhën në vendin e ngjarjes për hetime numëruan 13 lëndime nga thika dhe therjet”, thuhet në përgjigjet e prokurorisë.
Zyra e Prokurorit tashmë ka nisur hetimet për rastin, derisa në seancën që është mbajtur sot, 48-vjeçari ka zgjedhur që të mbrohet në heshtje.
Ai pritet të dal para gjykatës edhe të premten.
Zyra e prokurorit ka nisur hetimet për vrasje dhe një seancë është mbajtur të martën. Departamenti lokal për hetime kriminale në Antëerp tani është duke i kryer hetimet e mëtejme. Burri e shfrytëzoi të drejtën e tij që të qëndrojë i heshtur para gjykatësit hetues. Ai do të paraqitet në gjykatë të premten.
Ndryshe, mediat kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur autori tenton të largohet pas krimit me duart me gjak dhe thikën që i mori jetën Ismet Osmanajt.
“Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar. “Ai ishte i veshur zi, me syze dielli të zeza dhe ishte tullac”.
“Pamë dy fëmijë që bërtisnin me zë shumë të lartë, derisa autori po e therte dikë me diçka që dukej si një thikë e madhe. Dukej sikur ishim në një film horror” tregoi një tjetër qytetar.
Ai ishte vrarë nga ish burri i gruas së tij në Belgjikë.
Manaj nuk arriti t’i mbijetojë plagëve që mori nga sulmi me thikë të hënën.
Në ceremoninë e varrimit të 52 vjeçarit mori pjesë edhe gruaja e të ndjerit si dhe familjarë, miq, e dashamirë të të ndjerit.
I dyshuari për vrasjen është B.A.