Me nderime të larta ushtarake dhe qytetare, sot është varrosur në varrezat e qytetit në Vushtrri, ish luftëtari i lirisë dhe pjesëtari i TMK-së, Ismet Kurti, i cili ka ndërruar jetë në orësh e hershme në moshën 46 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër.
Qindra qytetarë, anëtarë të shoqatave të dala nga lufta, pjesëtarë të FSK-së , të afërm dhe familjarë, Bajram Mulaku, kryetar i Komunës së Vushtrrisë, përfaqësues të institucioneve komunale dhe partive politike, i kanë Me nderime të larta ushtarake dhe qytetare, sot është varrosur në varrezat e qytetit në Vushtrri, ish dhënë lamtumirën e fundit veteranit të UÇK-së, i cili pas luftës për një kohë ishte pjesëtar aktiv i TMK-së .I ndjeri ishte ushtar i dalluar i Batalonit te IV-të “ Rexhep Musa “ ,të Brigadës 141 të ZOSH.
Për jetën dhe veprën e të ndjerit, në emër të shoqatave të dala nga lufta nëVushtrri , ka folur bashkëluftëtari, Bajram Beqiri, i cili tha se Ismet Kurti ishte dhe do të mbetet njeri i sakrificës për çlirimin e vendit, duke marrë pjesë aktive në të gjitha betejat e zhvilluara në ZOSH dhe I palëkundur në shërbim të atdheut.
“Ndarja e parakohshme nga jeta e Ismet Kurtit, është një humbje e madhe për familjen dhe të gjithë ne qe e njohëm ata. Por, veprat e tij në shërbim të popullit dhe shtetit të Kosovës , janë trashëgimi që na ka lënë i ndjeri për të plotësuar mungesën fizike të tij”, ka theksuar Musaj Tërbunja, duke folur në emër të institucioneve komunale.