Varroset terroristi i Londrës, as nëna nuk i shkon në funeral

Prishtinë | 24 Kor 2017 | 13:56 | Nga

Sulmuesi i Urës së Londrës Khuram Butt u vorros në mënyrë sekrete, pasi 130 imamë refuzuan që të përformojnë funeralin.

Njeriu që mendohet të ketë qenë udhëheqësi i sulmit të Londrës 27 vjeçari Khuram Butt u vorros nga një i afërm i tij. As nëna e tij nuk ishte e pranishme në funeral, e as që u mbajt ndonjë ceremoni.

Butt dhe dy bashkëpunëtorët e tij Rachid Redouane dhe Yossef Zaghba hynë me një furgon në turmë njerëzish, duke dalë pastaj e duke sulmuar me thika këdo që ishte aty.
Treshja vranë 8 njerëz dhe lënduan 48 të tjerë para se të vriteshin nga një breshëri plumbash të policisë.

Ceremonia e tij mortore u krye në fshehtësi pasi 130 imamë refuzuan t’ia performonin lutjet e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme