Deputetët i bashkohen Vasfije Krasniqit në thirrjen për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi ka paraqitur para kolegëve të saj deputet fleta të bardha me mbishkrimin e iniciativës “reallyforherjustice”, iniciativë kjo që kërkon drejtësi për dhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.
Krasniqi, e cila një ditë më parë ka takuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e cila i është bashkuar kësaj thirrje, sot ka gjetur mbështetje edhe nga kolegët e saj deputet, raporton telegrafi.
Ajo është parë para fillimit të seancës duke fotografuar kolegët e saj nga parti të ndryshme, si Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj e Shqipe Mehmeti – Selimi.