Vasili: Krim shtetëror me borxhin publik, e turpshme heshtja e analistëve mediatikë

Prishtinë | 18 Nën 2018 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka lëshuar një deklaratë në llogarinë e tij në Facebook, ku ka akuzuar qeverinë se po kryen një krim shtetëror me borxhin publik të vendit.

Vasili citon FMN-në dhe thotë se vlerat e financuara nga PPP-të kapin rreth 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, të cilit nëse i shtohet edhe borxhi i deklaruar prej 72%, borxhi total kap vlerën e rreth 80% të PBB-së.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së akuzoi se analistët mediatikë po ia fshehin këtë të vërtetë të frikshme shqiptarëve, ndërsa pasojat e këtij borxhi do të bien edhe mbi kurrizin e tyre për vite me radhë.

“Institucionet më autoritare anembanë globit, po japin alarmin për rritjen e borxhit të fshehur, që çon në nivele alarmante borxhin publik të vendit, por prokuroria e vendit hesht në mënyrë kriminale. Nga ana tjetër, edhe analistët mediatikë kanë mbetur gojëmbërthyer dhe pendë-thyer nga kockat e koncesioneve dhe nuk flasin për këtë situatë kriminale që do at vuajnë edhe ata vetë në vitet në vijim”, tha ndër të tjera Vasili.

Ja shkrimi i plotë i Petrit Vasilit:

Borxhi publik si piramide dhe krim shteteror.
Shqiperia eshte mberthyer qartazi ne daren e nje qeverisje, qe krijon cdo cast ekonomi te asfiksuar dhe pa asnje vizion,grabitje te financave publike dhe thellimin e nje borxhi publik derrmues per nje vend me amortizatore ekonomike dhe sociale kaq te dobet si Shqiperia.

Ky falimentim i politikave ekonomike eshte edhe shkaku themelor i braktisjes tragjike te vendit nga shqiptaret dhe rikthimi ne keto dimensione i ketij fenomeni braktisjeje te vendit,te ngjashem me ate te fund viteve 90′,qe eshte vertet i frikshem per te sotmen dhe te ardhmen.

Institucionet me autoritare te globit si FMN shto ketu edhe Banken Boterore apo deri edhe Ambasaden e SHBA ne Tirane kane leshuar alarme te thekshme dhe te njepasnjeshme per koncesionet dhe borxhin e fshehur qe vjen prej tyre dhe per efektin shkaterrimtar qe do te kete nje borxh i tille.

Ky borxh i fshehur eshte nje krim i vertete shteteror ndaj te cilit mbyllja e syve nga prokuroria eshte edhe me kriminale. Analistet mediatike shqiptare gojemberthyer dhe penethyer nga kockat e koncesioneve,lejeve te ndertimit e gjithefare menuje,qe rilindja u blaton ne pjate, nuk analizojne “dot” kete krim dhe tragjedi qe gatuhet para syve te te gjitheve.

Borxhi publik, si piramide financiare, natyrshem fatin dhe renien e ka te paracaktuar,por do te bjere mbi ne te gjithe nderkohe,qe qeveria qe e ngriti kete piramide do te jete ne mergim dhe analisteve do tu mbetet pena e thyer ne dore dhe shija e larget e nje kocke te lepire e ripertypur dikur.

Faktet objektive jane aty.Ja cfare thote FMN:

“Në dallim nga praktika e tanishme, ndikimi që kanë PPP-të në llogaritë fiskale dhe borxhin publik duhet të reflektohet me transparencë dhe në përputhje me normat ndërkombëtare të kontabilitetit publik”.

FMN vlerësonte se borxhi ose detyrimi i mundshëm që vjen nga investimet e financuara nga PPP-të mund të arrijë deri në 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). ”

Nëse këtë ia shtojmë borxhit aktual prej rreth 72% të PBB-së, atëhere niveli real i tij mund të ngjitej në gati 80% të PBB-së. Po pikerisht kjo qeveri e Rilindjes,qe fsheh sot borxhin kur merrte pushtetin ne 2013, deklaronte me ze te larte borxhet e fshehura te qeverise se meparshme dhe ja çfare deklaronte kur merrte 375 milion euro kredi nga FMN:

“Në pamundësi për t’iu përgjigjur shpenzimeve të larta, në kushtet e mungesës së lartë të përgjegjësisë nga ana e qeverisë,u akumuluan qindra fatura të papaguara. Rreth 6% e GDP ishte borxh i fshehur dhe bashkë me të, borxhi publik në total shkoi në rreth 70%. Pjesa më e madhe e pagesave të prapambetura ishin investime publike, por dhe shpenzime në arsim, shëndetësi, vonesa të gjata në kompensime të TVSH dhe në pagesat e taksës mbi fitimet.”

Morali eshte i qarte:katastrofen e kemi tek dera dhe hajdutet qeveritare te papergjegjshem te gatshem qe ta cojne deri ne fund i kemi perpara syve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme