Seanca e Kuvendit e paraparë të që të fillojë në orën 14 është shtyrë sërish. Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë e koalicionit qeverisës për dje në orën 9, pritet të fillojë në orën 16, raporton Ekonomia Online.
Kështu është marrë vesh jo-zyrtarisht nga deputetët të cilët janë parë në objektin e Kuvendit.
Në këtë seancë pritet që të miratohen emrat e ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, ekip të cilit i prin Fatmir Limaj.
Seancë e kanë bojkotuar gjatë ditës së djeshme partitë opozitare, LDK, VV e PSD, por deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, shpërfilli vendimin e partisë së saj dhe mori pjesë në seancë.