Vazhdimi i serialit “Squid Game” u bë më i suksesshmi në Netflix në vetëm 11 ditë

Prishtinë | 08 Jan 2025 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Pas publikimit të sezonit të dytë të serialit Squid Game, Netflix njoftoi se ky sezon është shumë më i suksesshëm sa i përket prodhimit të tij.

Përkatësisht, në vetëm 11 ditë, sezoni i dytë i serialit është shikuar 126.2 milionë herë. Prandaj, Squid Game 2 konsiderohet të jetë seriali më i suksesshëm i Netflix.

Sezoni i parë i cili doli tre vjet më parë fitoi shumë vlerësime për kritikat e tij sociale, çështjet e pabarazisë sociale, diskriminimin dhe fuqinë e elitës.

Krijuesi i serialit Hwang Dong Hyuk shpjegoi për dpa suksesin e tij global duke thënë se është “një histori me të cilën njerëzit mund të identifikohen pavarësisht nga gjuha, kultura, feja dhe përkatësia etnike”.

Shtatë episode të reja filluan të transmetohen në Netflix më 26 dhjetor, dhe pas sezonit të dytë, ka plane për një të tretë.

Gjithashtu, nëntë episodet e sezonit të parë u panë deri në 265 milionë herë në 90 ditët e para të publikimit, që është më shumë shikime se çdo serial tjetër i Netflix.

Të ngjashme