Vazhdohet afati për legalizimin e armëve deri më 17 shtator të këtij viti

Prishtinë | 18 Qer 2019 | 15:34 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kabineti qeveritar në mbledhjen e rregullt ka aprovuar propozim-vendimin për vazhdimin e afatit për legalizimin e armëve, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë se afati kohor për këtë proces vazhdohet për periudhën tre mujore nga 18 qershor deri më 17 shtator 2019.

Mustafa tha se krejt kjo bëhet me qëllim të ardhjes së mërgimtarëve të cilëve do u ipet mundësia e legalizimit të armëve.

“Afati kohor i vazhdimit të procesit të legalizimit sipas ligjit mund të vazhdohet dhe ripërtërihet. Afati kohor për këtë proces vazhdohet për periudhën tre mujore nga 18 qershor deri më 17 shtator 2019. Vazhdimi i procesit të legalizimit për këtë periudhë bëhet me qëllim të ardhjes së mërgimtarëve të cilëve do t’i jepet mundësia e legalizimit të armëve”, ka thënë Mustafa.

Të ngjashme