Me përfundimin e festave të fundvitit, ka nisur edhe kthimi i mërgimtarëve në vendet ku ata jetojnë e punojnë.
Kështu, fluksi i madh në kufi, ka shkaktuar pritje dhe kolona të gjata.
Në Merdare, sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhimin Kufitar, pritjet shkojnë deri në tri orë për të dalë nga Kosova.
Tek Dheu i Bardhë, pritjet janë një orëshe, teksa janë krijuar kolona deri në 500 metra.
Në Muçibabë, pritjet shkojnë deri në 40 minuta.