Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur pas hedhjes nga Ura e Fshajtë

Gjakovë | 28 Qer 2017 | 09:26 | Nga

Personi i cili u hodh një ditë më parë në ujërat e Urës së Fshajtë në Gjakovë, ende nuk është gjetur.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, e cila tha se të gjitha ekipet e shpëtimit dhe të kërkimit janë ende në kërkim e sipër për arritjen e një rezultati për fatin e personit të cilin policia po e trajton si rast i humbur.

Sipas saj dëshmitarët kanë parë momentin e kërcimit të tij nga Ura e Fshajtë por nuk kanë parë dot më dhe daljen e tij nga uji.

Podrimaj tha po ashtu se për zhdukjen e personit në fjalë kanë njoftuar dhe familjarët e tij pasi ai nuk është kthyer në shtëpi pas kërcimit nga ura.

Lajmi pritet të përditësohet, detaje të tjera publikohen së shpejti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme