Përleshjet mes mijëra protestuesve dhe policisë, vazhduan në qytetin grek të Selanikut të shtunën në mbrëmje.
Demonstratat kishin të bënin me marrëveshjen që do t`i lejonte ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë fqinje, të quante veten Republika e Maqedonisë Veriore, duke i dhënë fund një konflikti të gjatë për emrin e vendit.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe arrestuar të paktën pesë persona, pasi turma e zemëruar ndezën zjarr dhe hodhën objekte pranë panairi ku kryeministri Alexis Tsipras mbajti një fjalim.
“Ka një Maqedoni dhe është greke, dhe kjo nuk është e negociueshme”, tha një demonstrues.
Por në vend që të përqendrohej në marrëveshjen e arritur në qershor mbi emrin me Maqedoninë, Tsipras ishte i etur të fliste për ekonominë.
“Unë nuk erdha këtu për të shpërndarë përfitime. Unë erdha për të shpërndarë dhe për të ndarë me ju një vizion për Greqinë në një epokë të re”, është shprehur kryeministri grek.