Janë duke vazhduar punimet në parkingun nëntokësor te Fakulteti Filologjik, raporton Ekonomia Online.
Gjatë ditës, disa drunj te vend punishtja janë zhvendosur në hapësirën rreth Bibliotekës Kombëtare.
“Drunjtë shumëvjeçar te Fakulteti Filozofik po zhvendosen me shumë kujdes dhe pa u dëmtuar dhe po mbjellën përsëri në hapësirën rreth Bibliotekës Kombëtare”, njofton komuna e Prishtinës.
“Po i mirëmbajmë drunjtë ekzistues dhe po mbjellim edhe shumë të tjera me angazhim të shtuar për një Prishtinë të gjelbër”, njofton komuna.
Projekti i parkingut nëntokësor parasheh mbi 700 vendparkime, organizim të hapësirës së gjelbër duke e shtuar numrin e drunjëve në këtë pjesë.