Shiu dhe vërshimet e ditëve të fundit përveç dëmeve që u ka shkaktuar fermerëve të vyeshëm të Komunës së Rahovecit, janë dëmtuar edhe rrugët fushore dhe duke penguar fermerët që ti punojnë tokat e tyre.
Më kërkesë të, Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latfi rrugët që janë dëmtuar nga reshjet e shiut është duke u intervenuar në sanimin e këtij problemi, në zonat ku rrugët janë shume të dëmtuara me qellim që tu ndihmohet fermerëve që mos të hasin në vështirësi.
Punimet në sanimin e rrugëve fushore, nga afër i kanë parë edhe nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, Berat Duraku, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rumir Zhuniqi drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit.
Punët në rregullimin e rrugëve fushore, të dëmtuara nga vërshimet e fundit, pritet të përfundojnë shumë shpejtë, në mënyrë që fermerët ti kryejnë punët në ara e tyre pa ndonjë vështirësi në lëvizjen e tyre nëpër rrugët të cilët ishin dëmtuar.