Vazhdojnë sulmet në Donetsk, 2 të vrarë dhe 12 të plagosur nga forcat ruse

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Dy civilë janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur nga forcat ruse në rajonin Donetsk në Ukrainën lindore, sipas zyrtarëve, shkruan The Guardian.

“Më 26 gusht, rusët vranë dy civilë në rajonin e Donetsk, në Bakhmut. Ndërsa 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur”, sipas një deklarate të guvernatorit Pavlo Kyrylenko.

Forcat ruse kontrollojnë territorin përgjatë Detit të Zi të Ukrainës dhe brigjeve të Detit Azov, ndërsa konflikti është shndërruar në një luftë shkatërrimi në rajonin lindor të Donbasit, i cili përfshin provincat Donetsk dhe Luhansk.

Të ngjashme