Janë duke vazhduar të rriten pritjet në pikat kufitare të Kosovës.
Në Merdarë pritjet për në dalje kanë shkuar deri në një orë e gjysmë, kolona është në 400 metra.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në një orë për ta lëshuar Kosovën ka në Jarinje.
Ndërsa, në pikën kufitare në Dheun e Bardhë pritjet për ta lëshuar Kosovën janë 45 minuta.
Poashtu, pritje ka edhe në Mutivodë që është gjysmë ore.