Vazhdojnë zjarrin në malin e Nikolicës në zonën e Devollit duke rrezikuar kështu përhapjen e mëtejshme.
Përhapja rrezikon më së shumti edhe pyjet e fshatit Kozel. Prej dy ditësh janë në terren 40 punonjës të bashkisë, zjarrfikës e të shërbimit pyjor të cilët po merren me izolimin e flakëve, që tashmë kanë përfshirë pyjet me ah, dushk e pishë.
Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikës, ndaj edhe për këtë autoritetet lokale kanë kërkuar ndërhyrjen nga ajri, raporton Tch.