Inspektorati i Kryeqytetit edhe gjatë së shtunës ka vazhduar me aksion për lirimin e hapësirave publike që ishin uzurpuar dhe po shfrytëzoheshin si pjesë e lokaleve në zona të ndryshme, raporton Ekonomia Online.
“Një tjetër ndërprerje dhe ndërhyrje nga ana e Inspektoratit të Kryeqytetit ndaj punimeve ilegale në hapësirë publike në qendër të kryeqytetit – Rruga Fehmi Agani”, ka shkruar drejtori i Inspektoriatit Florian Dushi.