Në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, është duke vazhduar aksionin për pastrimin e deponive ilegale për të krijuar një ambient sa me të pastër.
Këtij aksioni i është bashkëngjitur edhe ndërmarrja e Ferronikelit për pastrimin e deponive ilegale.
Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi ka falënderuar ndërmarrjen e Ferronikelit që i është përgjigjur këtij aksioni për një ambient me të pastër dhe ka lutur të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit që mos të hedhin mbeturina dhe të mos krijojnë deponi ilegale, ndryshe do të gjobiten nga inspektorët komunal.