Vazhdon “çkapja” e ndërmarrjeve publike: Faruk Mujka i Vetëvendosjes emërohet kryeshef ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”

Mitrovicë | 04 Dhj 2022 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Faruk Mujka, asamblist në Komunën e Mitrovicës dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, është zgjedhur kryeshef i Ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Mujka përmes një postimi në Facebook.

Ai ka qenë kryetar i degës së VV-së në Mitrovicë dhe dhe nënkryetar i Mitrovicës gjatë mandatit të dytë, ku në krye ishte Agim Bahtiri.

Postimi i tij i plotë:
Çdo udhëtim ka fillimin, itinerarin dhe fundin e tij. Nga secili udhëtim kam fituar njohuri, eksperienca dhe miq të ri. Gjërat e këqija të përjetuara gjatë rrugëtimit hudhen pas shpine.
Tani, koha për udhëtim të ri.
Nga, nesër filloj detyrën e re, Kryeshef Ekzekutiv në NHE “Ibër – Lepenc”, ndërmarrje tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Vend ideal për për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve.Falemnderoj nga thellësia e zemrës të gjithë ata që më kanë besuar, përkrahur dhe mbështetur gjatë këtyre viteve nga sfida në sfidë.
Mbase edhe takohemi gjatë rrugëtimit .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme