Faruk Mujka i VV-së merr postin e nënkryetarit në Mitrovicë

Mitrovicë | 20 Dhj 2016 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka emëruar Faruk Mujkën e Vetëvendosjes nënkryetar të Komunës.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri, i cili tha se në bashkëpunim me Mujkën do të vazhdohen të përfundohen të gjitha proceset e nevojshme për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës.

Bahtiri tha poashtu se nuk pati asnjë mosmarrëveshje në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit të ri, pozitë të cilën tashmë i ka dorëzuar kryetarit të degës së Vetëvendosjes në Mitrovicë Faruk Mujkës.

Marrja e kësaj pozite vjen menjëherë pas koalicionit të lidhur para disa ditëve në mes AKR-së dhe VV-së.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, shtoi se ky nuk do të jetë i vetmi koalicion i lidhur në mes këtyre dy subjekteve, pasi sipas tij synohet që koalicion të ketë edhe në nivel qendror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme