Në vazhdën e marrjes së masave parandaluese të përhapjes së virusit COVID-19, në Komunën e Drenasit ka vazhduar dezinfektimi i hapësirave publike.
Dezinfektimi është bërë në objektin e administratës komunale, në Qendrën për Punë Sociale, derisa ka vazhduar edhe pastrimi i rrugëve në Drenas. Dezinfektimi do të vazhdoj edhe në objekte të tjera publike ditëve në vazhdim.
Komuna e Drenasit, ka marr me kohë të gjitha masat e nevojshme preventive për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, duke respektuar vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Vlen të kujtojmë se në Drenas deri më tani nuk është lajmëruar ndonjë rast me këtë virus.