Zyra e Dioqezës Prizren-Prishtinë, ka njoftuar se programi i festës së Krishtlindjes 2023 në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, do të vazhdojë edhe sot.
Në orën 11:00 mbahet meshë në Katedralen Shën Nënë Tereza, kurse në orën 18:00 – meshë në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë.
Ndryshe sot në bazë të Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës është ditë pushimi.