Vazhdon edhe sot seanca gjyqësore në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së

Prishtinë | 04 Pri 2023 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, ku do të vazhdohet me deklaratën hyrëse të secilit prej katër ekipeve të mbrojtjes.

Në seancën e cila do të fillojë në orën 09:00, avokatët mbrojtës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në pika të shkurtra, do të paraqesin mbrojtjen e tyre kundër akuzave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Gjykata Speciale ka njoftuar se 140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Të ngjashme