Dhjetëra mijëra njerëz, të cilët kanë shpresuar t’i kalojnë Krishtlindjet së bashku me familjet e tyre në Francë, po përballen me shumë vështirësi për shkak të grevës së punëtorëve të hekurudhave.
Masat e sindikatave kundër reformës pensionale të presidentit Emmanuel Macron i kanë goditur rëndë shërbimet e transportit publik.
Presidenti francez bëri thirrje disa ditë më parë që grevistët ta anulojnë grevën gjatë Krishtlindjeve në mënyrë që të shmangen tollovitë në trafik. Megjithatë, përfaqësuesit e punëtorëve e refuzuan këtë thirrje dhe u zotuan se do ta vazhdojnë grevën edhe gjatë festave të fundvitit.
Të martën, kompania publike e trenave tha se deri 40 për qind e shërbimeve të trenave të shpejtë do të anulohen gjatë grevës.
Protestuesit u përleshën me policinë të hënën në Paris pasi e filluan një tubim të paparalajmëruar në Paris, shkruan “BBC”, transmeton Express.
Sipas një ankete, rreth 62 për qind e popullsisë i përkrahin grevat kundër reformës pensionale, me të cilën do të rritej mosha e pensionimit.