Vazhdon greva në sektorin publik të Maqedonisë së Veriut, 21 karrige vendosen sërish para qeverisë

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) e ka realizuar grevën e përgjithshme të paralajmëruar në sektorin publik, duke kërkuar rritje lineare të pagave për 2,806 denarë apo në euro 45.79, dhe kthim të së drejtës për regres të pushimit vjetor.

LSM dje vendosi 120 karrige të zbrazura para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, duke dëshiruar iu kujtuar deputetëve që ta pranojnë amendamentin me të cilin kërkohet që në rishikimin e buxhetit të ndahen mjete për rritjen lineare të pagave, ndërsa për sot kanë paralajmëruar se do t’i vendosin 21 karrige para objektit të qeverisë maqedonase.

Greva do të mbahet çdo ditë nga ora 10:00 deri në 11:00, në mënyrë që të punësuarit në sektorin publik në atë periudhë të ndërpresin procesin e punës dhe të dalin jashtë dhe vetëm dhjetë përqind prej tyre do të punojnë aty ku duhet për raste urgjente.

Të ngjashme