Po vazhdon mbështetja e bizneseve gjilanase ndaj instituconeve komunale, në përballimin e situatës kundër virusit Covid-19.
Gjatë ditës, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pranuar donacion nga Artan Sermaxhaj përkatësisht “Lanikas Group SH.P.K”, prej 480 sapunë higjienik, të cilët do të shërbejnë për rritjen dhe sigurimin e higjienës.
“E falënderoj përzemërsisht Artanin dhe të gjitha kompanitë për mbështetjen e madhe në funksion të sigurimit të higjienës, e cila është ndër faktorët kryesor për luftimin e pandemisë Covid-19. Zoti ua shtoftë begatinë familjare e biznesore”, ka deklaruar nënkryetari Arbër Ismajli.