Vazhdon ndarja e ndihmave me pako ushqimore dhe materiale për ngrohje për komunitetin egjiptian. Sot ekipi i ngarkuar për këtë do të vazhdojë ndarjen e këtyre ndihmave në Fushë Kosovë duke nisur nga ora 14:30, në fshatin Bresje.
Kjo sipas vendimit te Qeverisë së Kosovës i datës 20 shkurt 2018, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin 04/36 të datës 16 mars 2018, për ndarjen e mjeteve për mbështetjen e familjeve të rrezikuara të komunitetit egjiptian, i cili ka bërë të mundur rritjen e numrit të familjeve përfituese nga ndihma prej 120 mijë eurove, nga 792 familje në 1348 familje nga ky komunitet.
Projekti përfshinë pjesën më të madhe të regjionit të Kosovës, kryesisht nëpër komuna, ku janë të banuara me komunitetin egjiptianë.
Realizimi i këtij projekti do të ndahet në dy faza: Faza e parë ka filluar nga data 22 mars 2018 dhe ende është duke vazhduar për familjet në kushte të rënda dhe konsiston në shpërndarjen e pakove ushqimore – higjienike dhe 1 metër kub dru për ngrohje, ndërsa faza e dytë parasheh mbështetjen për tetë përfitues për stimulim të vetëpunësimit dhe ndërmarrje të vogla.